Kroatët e njohin Vuçiçin më mirë se ne, kopertina që shkaktoi tërbim në Beograd (FOTO)

Revista kroate “Express” ka dalë me një kopertinë origjinale në lidhje me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e protretizuar atë si klloun fashist, ndërkohë që është mbështjelë me flamurin kroat.

Tituli i kopertinës së datës 29 korrik është “Psikopati serb”, ndërkohë që dora e Vuçiçit është e ngritur sipër duke bërë përshëndetjen fashiste. Në hundë është një top i kuq duke portretizuar kllounin, raporton abcnews.al.

Gjithçka vjen pas refuzimit të Vuçiçit për t’i vënë sanksione Rusisë së Putinit që ka pushtuar Ukrainën si edhe kërcënimeve të vazhdueshme për luftë të qeverisë së tij ndaj Kroacisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se Vuçiç është bashkëthemelues i Ballkanit të Hapur bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu