Kryebashkiaku i Jerusalemit kërcënon me shkatërrimin e shtëpive palestineze

Kryebashkiaku i Jerusalemit Nir Barkat paralajmëroi se shpërngulja e kolonëve izraelitë nga lagjja e paligjshme Amon në Bregun e pushtuar Perëndimor me urdhër të gjyqësorit, mund të çojë në shkatërrimin e mijëra shtëpive palestineze në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiaku i Jerusalemit Nir Barkat i ka dërguar letër avokatit shtetëror Avichai Mandelblit në të cilën e paralajmëron se pasi Gjykata Supreme e Izraelit ka urdhëruar evakuimin e lagjes Amon, sepse është ndërtuar në territoret private palestineze, dhe shtëpitë e palestinezëve në Jerusalemin Lindor “të ndërtuar në territorin që i përket popullit të Izraelit gjithashtu mund të shpronësohen”.

Gjykata Supreme e Izraelit në vitin 2014 urdhëroi autoritetet izraelite që të shkatërrojnë një nga lagjet më të vjetra dhe më të diskutueshme hebreje në Bregun Perëndimor. Me urdhër të Gjykatës lagjja Amon duhet të evakuohet deri në fund të vitit 2016.

E njohur si kolonia e “egër”, Amon u themelua 20 vjet më parë në tokë private palestineze pa lejen e Qeverisë së Izraelit dhe aktualisht aty banojnë 41 familje hebreje.

Organizata joqeveritare izraelite Peace Now, ka theksuar se edhe pse kolonët refuzojnë të largohen nga Amoni, i njohur si kolonia e “egër”, e cila është e paligjshme, jo vetëm sipas të drejtës ndërkombëtare, por edhe sipas asaj izraelite, qeveria planifikon që për ta të ndërtojë një lagje të re, e cila duhet të jetë edhe më e madhe nga kjo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu