Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshimitsu Motegi, nga e diela do të realizojë vizitë zyrtare në Turqi dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme. Motegi tha se do të vizitojë Turqinë, Egjiptin, Iranin, Izraelin, Jordaninë, Palestinën dhe Katarin nga 15-24 gusht, ndërsa në agjendë janë siguria rajonale dhe reagimi ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Paqja dhe stabiliteti i rajonit të Lindjes së Mesme është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Japoninë”, tha ai në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin Tokio, e cila u transmetua gjithashtu në internet.
“Gjatë kësaj vizite, unë do të nënvizoj edhe një herë angazhimin e Japonisë në Lindjen e Mesme me kontributin tonë të gjatë në paqen dhe prosperitetin e rajonit, si dhe me krijimin e marrëdhënie të forta“, tha Motegi.
Ai shtoi se do të ketë një “shkëmbim të sinqertë” të opinioneve mbi situatën rajonale dhe “do të punojë ngushtë me vendet për të promovuar stabilitetin e rajonit.”
Turqia dhe Japonia janë aleatë të ngushtë dhe gëzojnë lidhje të forta dypalëshe. Miqësia daton që në periudhën osmane. Marrëdhëniet diplomatike filluan në vitin 1924 dhe misioni i parë turk në Japoni u krijua në vitin 1925. Marrëdhëniet politike u përmirësuan në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2013.









