Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në daljen e saj të parë publike pas zgjedhjeve të 25 prillit i ka kërkuar falje Ilir Metës.
Ajo theksoi se gabimi i tyre ishte djegia e mandateve dhe dalja nga zgjedhjet lokale.
“Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, në zgjedhjet që kaluam. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjehdjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe 81 mijë që më shumë se 70 % janë të LSI-së. Ky është një falënderim për të gjithë burrat e gratë që nuk u trembën nga kërcënimet, Politika mediatike oligarkike nuk u tërhoq që ne për dy vite ku ne patëm disa strategji të gabuara, siç ishin djegia e mandateve mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale.
Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoji në këtë gjendje që jemi sot, në emër të LSI-së dhe timin personalisht nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe oligarkët. LSI e gjetur përballë një udhëkryqi të madh, që u dha më shumë hapësirë bandave të krimit dhe olikarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të abuzuar me çdo besim të qytetarëve”, tha ajo.









