Aeroplani me të cilin udhëtonte kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe një pjesë e delegacionit qeveritar, të cilët ktheheshin nga samiti ekonomik në Davos të Zvicrës nuk mundi të zbresë në Shkup për shkak të motit të keq me borë dhe ishte ridrejtuar në aeroportin e Sofjes. Delegacioni është rrugës për në Shkup.
Me këtë rast, sipas informacioneve të fundit rrugës për në Shkup delegacioni është duke udhëtuar me tre vetura xhip të cilat janë vënë në dispozicion nga ana e kryeministrit bullgar Borisov për shkak të kushteve të vështira për lëvizje nga të rreshurat e borës.
Nga LSDM-ja për konfirmuan se aeroplani ka zbrit në Sofje dhe Zaevi është nisur rrugës për në Shkup.
“Do të vazhdojmë me punë. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për shkak të kushteve të motit, është detyruar që të aterojë në Sofje. Është rrugës për në Shkup”, tha Aleksandar Kiracovski.
Kryeministri Zaev sonte duhej të merrte pjesë në mbledhjen e Bordit Qendror në të cilën duhet të vendoset për fillimin e procedurës për kandidimet për zgjedhjet presidenciale dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato parlamentare.










