Kryeministri francez kritikon ashpër gazetën ‘New York Times’ për raportimin se Franca po i diskriminon gratë myslimane

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, e ka akuzuar gazetën e përditshme amerikane “New York Times”, se ka pikturuar “një pikturë të papranueshme” të vendit të tij duke publikuar një artikull për diskriminim ndaj grave myslimane në Francë.
Valls ka thënë së ndalimi i burkinit në plazhe është pjesë e luftës për liritë e grave, përcjell Express.

Ndërkohë, “New York Times” ka thënë se qëndron prapa artikullit që ka publikuar. Disa myslimane thonë se janë duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë sa i përket burkinit.

Në anën tjetër, një numër i madh i gjykatave franceze i kanë hedhur poshtë ndalesën e burkinit – veshje notimi që mbulon tërë trupin – përfshirë dhe në Nice, ku 84 persona u vranë nga një sulm më 14 korrik gjatë festimeve të Ditës së Francës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu