Kryeministri i këtij vendi rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri armen, Nikol Pashiani njoftoi të hënën se ai dhe familja e tij dolën pozitiv në testin e koronavirusit.

Në një deklaratë në Facebook, Pashiani tha që ai nuk kishte pasur ndonjë simptomë, por se e kishte bërë testin si një masë paraprake para një vizite të planifikuar ushtarake.

Armenia ka raportuar më shumë se 9,400 raste të konfirmuara të virusit dhe 139 vdekje, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton AP.

Autoritetet e vendit shpallën një gjendje të jashtëzakonshme në mes të marsit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu