Kryeministri malazez i bashkohet ‘avujve’ të tavolinës Vuçiç-Rama në Beograd

Gjatë mbrëmjes së mërkurë, Rama dhe Vuçiç kanë darkuar bashkë me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Pjesëmarrës në këtë takim informal ka qenë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”.

Ky zhvillim le të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet nismës për bashkëpunimin rajonal, por pritet që vendimi zyrtar të merret nga qeveria e vendit fqinj.

Agjenda e takimeve do të nisë rreth orës 10:30 nesër dhe do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe RMV-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu