Ndërkohë që debati e madh për cështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është në kulmin e tij, në televizionet shqiotare politikanët shqiptarë kanë habur diskutimet për këtë cështje.
Kështu kryeministri Edi Rama ka folur si rrallëherë për bashkimin kombëtar.
Rama tha se në debatin për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk po gjen vend ideja e bashkimit kombëtar.
Sipas Ramës, ajo që mungon është një kuvend burrash pasi ky moment do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Kosovës, por të gjithë kombit shqiptar.
Ndër të tjera Rama ka mbrojtur Berishën kundrejt sulmit që i bëri Hashim Thaci, duke theksuar se Berisha mbi të gjitha është një lider me peshë politike. /albeu.com/










