Kryeministri Rama mblodhi për herë të parë ekipin e negociatorëve, që nga hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

Që nga hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kryeministri Rama mblodhi për herë të parë ekipin e negociatorëve, të cilët do të jenë në krye të sfidave që e presin Tiranën në përmbushjen e kapitujve të vendosur nga BE, transmeton InfoShqip.

Rama prezantoi për herë të parë kryenegociatoren Maylinda Duka e cila i tha grupit të punës se serioziteti dhe këmbëngulja ishin mesazhet që duhej t’i dërgoheshin Brukselit.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Çështje Evropiane, i cili do të përbëhet kryesisht nga të huajt./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu