Kryeministri Rama si një mysliman i devotshëm, tani luftë edhe ndaj alkoholit

Beteja e kryeministrit Edi Rama kundër veseve nuk ndalet vetëm te lojërat e fatit. Kryeministri ka paralajmëruar të gjitha bizneset që tregtojnë alkool për “masa drastike” nëse kapen duke i tregtuar alkool vajzave dhe djemve nën moshën 18-vjeç.

“Jemi duke diskutuar edhe një masë tjetër që ka të bëjë me alkoolin. Jemi duke punuar që të çojmë një mesazh shumë të qartë për të gjithë lokalet që tregtojnë alkool, nëse kapen duke i tregrtuar një vajze apo djali nën moshën 18-vjeç, do të merren masa drastike, deri në mbylljen për 1 vit të lokalit.

Ndërsa po diksutojmë kur kapet për herë të parë, do jetë mbyllja 3 muaj apo 6 muaj”, u shpreh kryeministri Rama.


1 Koment

  1. ashte ligji shume imire ne ter ameriken ashte ki ligje pse mose bohet edhe ne shqipni dhe ne kosove ashte per tmiren e familjeve qe ikane fmijte nder moshen 18 vjete me shume respekte zotrij minister

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu