Kryeministri Zaev kthehet në bankat shkollore

Kryeministri Zoran Zaev kthehet në kohë. Pas 25 viteve ai është ulur bankat e shkollës së mesme me shokët e gjeneratës dhe kujdestaren e klasës Biljana Vitanova.

Ata e kanë mbajtur një orë mësimi me rastin e përvjetorit të maturës, njofton agjencia e lajmeve INA.

„Secili nga ne shkoi në rrugët e tyre jetësore, kurse shpirti i miqësisë në katër vitet e kaluara së bashku, sërish u bashkua duke na kthyer kujtimet të cilat asnjëherë nuk do të harrojmë“, u shpreh kryeministri Zaev. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu