Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë në La Liga kundër Atletico Madridit (1-1).
Katalunasit nuk ishin në formën e tyre më të mirë në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol.
E gjitha erdhi falë një harkimi magjik nga Andres Iniesta, të cilin e priti në zonë Ivan Rakitic për të realizuar me kokë (41’) dhe me epërsi minimale Blaugranët shkuan në avantazh.
Mirëpo, Los Rojiblancos ia dolën që në fraksionin e dytë t’i nivelizonin shifrat. Angel Correa ishte realizues i golit të barazimit (62’).
Ishte interesante se porsa shënoi, golashënuesi u zëvendësua dhe në vend të tij u inkuadrua Fernando Torres.
Barcelona është e treta në tabelë me tri pikë prapa liderit Real Madrid, derisa Atletico Madridi është një pozitë më poshtë me një pikë prapa katalunasve. /Telegrafi