Kryeparlamentari turk, kujtesë Shqipërisë: FETO, në arsim, shëndetësi, media

Kryeparlamentari turk Mustafa Sentop kujtoi se Shqipëria mban gjirin e saj, në arsim, shëndetësi e media, njerëz që kanë sulmuar deri Parlamentin e Turqisë, referuar organizatës FETO.

“Kjo organizatë është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe Parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar.

Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve“, tha ndër të tjera Sentop në një konferencë për shtyp me homologun Ruçi.

I ndodhur për një vizitë dyditore në Shqipëri, Sentop tha se “duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu