Kryesia Qendrore e RDK-së: Do të përkrahim të gjitha nismat që janë në interesë të shqiptarëve në Maqedoni

Shërbimi për informim i RDK-së njofton se Kryesia Qendrore e Rilindjes Demokratike Kombëtare, në mbledhjene mbajtur në Tetovë sot 07.01.2017, analizoi zhvillimet politike paszgjedhore, mbajtjen e mbledhjes konstitutive te kuvendit republikan si dhe zhvillimet dhe perspektivat e partive politike parlamentare për krijimin e qeverisjes së re në Republikën e Maqedonisë, njofton Zhurnal.mk.

Kryesia Qendrore e RDK-së jep pajtueshmërinë e vet për Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptarë dhe gjithmonë në përputhje më synimet dhe orientimet programore do të përkrah të gjitha nismat që janë në funksion të interesave të popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Rilindja Demokratike Kombëtare në koalicion me Lëvizjen Besa si pjesë e Koalicionit “Rilindja me Besë” si dhe grupi parlamentar do të jenë konstruktiv dhe kërkues ndaj subjekteve tjera politike që Deklarata e përbashkët e partive politike të jetë një kornizë politike që duhet mbrojtur në bisedimet për krijimmin e qeverisë së ardhshme.

Cilido subjekt politik shqiptarë që do të jetë pjesë e qeverisjes së re, duhet detyrimisht ta njoftoj opinionin e gjërë mbi marrëveshjen e arritur dhe mbi mekanizmat dhe afatet e realizimit të detyrimeve konkrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu