Kryetari i BESËS, Bilall Kasami realizoi takim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup

Lëvizja BESA njofton se kryetari i saj Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral, Afrim Gashi, kanë realizuar një takim miqësor në ambasadën e ShBA-ve në Shkup, me shefin për çështje politike dhe ekonomike, David Stephenson.

“Në këtë takim u bisedua kryesisht për temat aktuale politike dhe për mundësitë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të votuesve të fshirë nga lista zgjedhore. BESA e ka ripërsëritur qëndrimin e saj se, pa u kthyer mërgimtaret në listat zgjedhore, nuk ka mundësi që ato zgjedhje të jenë kredibile dhe mund të shkaktojnë kriza tjera në të ardhmen. Kryetari Kasami theksoi se një mundësi për dalje nga kjo krizë politike është platforma “Ridefinimi”, ku janë paraparë në detaje zgjidhjet e problemeve mes dy komuniteteve më të mëdha në vend në plan më afatgjatë.

Po ashtu përfaqësuesit e Lëvizjes BESA kanë falënderuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë kontribuar në vazhdimësi që kriza mos të eskalojë në përmasa dramatike.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla në frymë miqësore duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu