Kryetari i Bogovinës vazhdon të fotografohet me projektet e Albon Xhemailit

Më 24 qershor 2021 në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës kryetari i atëhershëm Albon Xhemaili prezantoi projektin e fituat nga komuna e Bogovinës që aso kohe menaxhohej nga Xhemaili shkruan Top24.

Pas më shumë se 1 vit kur komuna e Bogovinës menaxhohet nga kryetari Besnik Emshiu projekti i ujësjellësit të Kamjanit është projekti i dytë me rradhë me të cilin fotografohet dhe mburet kryetari aktual Besnik Emshiu. Ndryshe Emshiu para pak kohe promovoi hapjen e çerdhes së fëmijëve në fshatin Kamjan edhe pse e njeta ishte promovuar një vit më herët nga Albon Xhemaili, përcjellë Top24

Për këto informacione Top24 ka siguruar foto nga promovimi i fillimit të punimeve të ujësjellësit të fshatit Kamjan më 24 Qershor të vitit 2021 sidhe foto nga promovimi i përfundimit të projektit në vitin 2022.

Komuna e Bogovinës vazhdon të mbetet në ter dhe pa ide konkrete dhe projekte kapitale infrastrukturore sidhe projekte konkrete në ngritjen e nivelit të arsimimit dhe depolitizimit të arsimit në këtë komunë./Top24/

VIDEO:

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu