Kryetari i opozitës greke: Do të bëjmë çdo gjë për të parandaluar Marrëveshjen e Prespës (VIDEO)

Kryetari i opozitës greke Kirikaos Micotakis tha të martën në mbrëmje se partia e tij Demokracia e Re do të shpjegojë në parlamentin grek pse Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e keqe dhe do të bëjë çdo gjë për të parandaluar këtë marrëveshje.

Demokracia e Re do t’u shpjegojë qytetarëve grekë në kuvend pse kjo marrëveshje është e dëmshme për Greqinë, dhe do të bëjë të pamundurën për të penguar ratifikimin e marrëveshjes në kuvend- tha kryetari i opozitës greke Kirikaos Micotaqis menjëherë pas daljes nga takimi me bazën e partisë në Selanik.

Kjo marrëveshje është e dëmshme në radhë të parë sepse Greqia ua fal fqinjëve tanë gjuhën dhe identitetin maqedonas duke hequr dorë nga politika 10-vjeçare për arsye që vetëm Ciprasi i di- pohoi shefi i opozitës greke.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu