Kryetari i PDK-së nuk është organi më i lartë i partisë

Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar.

Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në këtë subjekt politik, vlen të theksohet se kryetari zgjedhet në Konventën e Përgjithshme – rrjedhimisht ky është organi më i lartë i partisë.

Konventa e Përgjithshme e PDK është organi më i lartë.”, thuhet në statutin e PDK’së.

Gjithashtu vlen të theksohet se midis dy sesioneve të Konventës, atë të punës që mbahet çdo dy vite dhe atë qëndrore çdo katër vite, vendin si organi më i rëndësishëm mes këtyre dy periudhave e mban Këshilli Drejtues i PDK’së.

Këshilli Drejtues është organi me i lartë i partisë në mes të dy konventave.”, thotë statuti i PDK’së.

Deri më tani, dy emrat më të përmendur për të kandiduar për kryetar të partisë janë Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi – për të cilët mungon vetëm zyrtarizimi i kandidaturave.

Gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke dhënë shenja se ka filluar fushatën për t’u bërë kryetar.

Për pozitën e kryetarit të PDK’së janë përmendur edhe dy emra të tjerë, ai i Uran Ismailit dhe i Vlora Çitakut, por sa i përket të parit ai lidhet më shumë me kandidaturën për kryetar të Prishtinës, ndërsa Çitaku e ka mohuar publikisht se do të kandidojë, por ka lënë hapur mundësinë të kthehet në strukturat kryesore të partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu