KSHZ filloi t’i publikojë rezultatet e para të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqe filloi t’i publikojë rezultatet e raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale 2021.

Bëhet fjalë për pak vota të numëruara nga një numër i vogël i vendvotimeve.

Nga rezultatet e publikuara deri më tani mund të shihet se kandidatët për kryetarë komunash të BDI-së kanë prijnë në Haraçinë, Likovë, Saraj, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Vrapçisht, Dibër dhe Strugë.

Besa prin në Bogovinë, Aleanca për Shqiptarë në Gostivar ndërsa Partia Demokratike e Turqve në Qendrën e Zhupës. Në Çuçer Sandevë prin një kandidat i pavarur.

LSDM dhe koalicioni prin në Ohër, Debarcë, Mavrovë, Rostushe, Krivogashtan, Manastir, Çashkë, Probishtip, Kriva Pallankë, Dellçevë, Makedonska Kamenicë, Berovë, Strumicë, Vallandovë, Dojran, Bogdanc, Negotinë, Llozovë..

VMRO-DPMNE prin në Resnjë, Kërçovë, Makedonski Brod, Bërvenicë, Dollnen, Prilep, Mogillë, Novac, Kavadar, Rosoman, Gradsko, Sveti Nikollë, Petrovec, Kratovë, Rankovc, Koçan…

Për komunat e tjera dhe për Qytetin e Shkupit tani për tani nuk ka rezultate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu