KSHZ konfirmon rezultatet përfundimtare të raundit të dytë në katër komuna

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në katër komuna.

Në Komunën e Zhelinës, kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, është kryetari i ri. Në Bërvenicë, Jovica Ilievski nga VMRO – DPMNE-ja, në Studeniçan, Azem Sadiki, i cili nga PDSH-ja iu bashkua Aleancës, dhe në Nagoriçan të Vjetër, kryetarja aktuale Zhaklina Jovanovska nga radhët e LSDM-së.

Në tri komuna mbetet e paqartë se kush do të jetë kryetar. Raundi i dytë do të mbahet në Dibër të dielën, ndërsa për komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë Kuvendi ende nuk ka shpallur zgjedhje të reja, pasi më 17 tetor nuk kanë dalë mjaftueshëm votues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu