KSHZ pa mekanizma kontrolli, në referendum do votojnë ‘fantomët’ dhe të vdekurit

Lidhur me votuesit fantom, KSHZ u arsyetua se lista përpilohet me të dhëna nga institucionet dhe në këtë mënyrë ata nuk kanë ndikim. Por se secili denoncim i qytetarëve duhet doemos të bëhet në mënyrë personale.

Gazetarët e pyetën zëdhënësen e KSHZ se si ka mundësi të denoncojnë parregullsi qytetarë fantom dhe të vdekurit në mënyrë personale. KSHZ arsyetohet se gjithkush që ka letërnjoftim me adresë të caktuar, nuk mund ti mohohet e drejta e votës dhe nuk ka mekanizma për kontrolle më të detajuara.

Por në biseda shtesë me gazetarët, zëdhënësit shpjeguan se mekanizmi i vetëm është që qytetarët të denoncojnë këto raste në MPB e jo në KSHZ. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu