Kthehet kampioni i Evropës, Klopp konfirmon formacionet për pjesën e parë dhe të dytë

jurgen Klopp do të hedhë në fushë formacione të ndryshme në pjesën e parë dhe të dytë në miqësoren kundër Tranmere Rovers.

Në 11-shen e parë, do të jenë lojtarë si Milner, Oxlade-Chamberlain e Lallana, kurse në 11-shen për pjesën e dytë, mesin e atyre që do të luajnë janë edhe Matip, Fabinho dhe heroi i gjysmëfinales dhe finales së Ligës së Kampionëve, Origi, raporton Gazeta Express.

Pjesa më e madhe e futbollistëve që Klopp do të hedhë në fushë janë lojtar të akademisë, pasi shumica e atyre të ekipit të parë vazhdojnë të jenë nëpër pushime.

Xherdan Shaqiri, fatkeqësisht, s’e ka nisur mbarë parasezonin, pasi ende nuk është rikuperuar pas lëndimit që pësoi me Zvicrën në qershor dhe kështu s’do të luajë ende në miqësoret e parasezonit.

Formacioni për ekipin e parë: Mignolet, Clyne, Phillips, Gomez, Larouci, Milner, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Kent, Wilson, Brewster.

Formacioni për pjesën e dytë: Jaros, Hoever, Matip, Johnston, Lewis, Fabinho, Jones, Woodburn, Duncan, Glatzel, Origi.

Miqësorja mes Liverpoolit dhe Tranmere Rovers do të zhvillohet nga ora 20:30


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu