Ku janë talentet e Barcelonës? Katalanasit rrezikojnë të ardhmen

Skuadra e Barcelonës nuk ka pasur asnjë futbollist në ekipin e të rinjve të Kombëtares së Spanjës e cila u shpall kampione e Evropës këtë vit për moshat U21, derisa në ekipin e parë kishte vetëm tre sosh.

Barcelona më nuk po mund të nxjerrë lojtarë të nivelit Xavi, Iniesta e Messi.

Vitin e kaluar kjo skuadër kishte vetëm një lojtar në ekipin e të rinjve dhe kjo tregon qartë se diçka nuk është në rregull me akademinë e skuadrës së Barcelonës e cila po ka probleme të mëdha me prodhu lojtarë për ekipin e parë.

Ky fakt sikur ka ndezur alarmin në skuadrën katalunase dhe assesi nuk po pajtohen më këtë gjë e cila tashmë është vërejtur edhe në ekipin e seniorëve i cili edhe pse u shpall kampion i La Ligës linte shumë për të dëshiruar për mënyrën sesi luante në fushë. /Zëri.info.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu