Ku mund të studioni falas në Evropë

group of college students studying in classroom

Me çmimet e shkollimit nëpër fakultete që prapë priten të shënojnë rritje vitin e ardhshëm, studentët nga mbarë bota janë duke vlerësuar nëse ia vlen regjistrimi nëpër universitete të shtrenjta, shkruan The Independent. Por, në shtete të ndryshme evropiane ka universitete që ofrojnë studime të cilësisë së lartë pa pasur nevojë të paguani asnjë cent ose shumë më pak krahasuar me institucionet e shkollimit në Britaninë e Madhe ose në Shtetet e Bashkuara.

Gjermania. Që nga viti 2014, në Gjermani studentët nuk kanë pasur nevojë të paguajnë semestrat në universitete pa marrë parasysh prej nga vinin ata. Për fat të keq, kjo do të ndryshojë paska, pasi qeveria gjermane ka marrë vendim që të gjithë studentët që vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian duhet të paguajnë rreth 1500 euro për semestër në disa universitete në jug dhe perëndim rë vendit duke filluar nga vjeshta e vitit 2017. Universitetet më mirë të ranguara në Gjermani janë Universiteti Teknik në Mynih, Universiteti Ludëig Maximilian dhe Universiteti Ruprecht Karls në Heidelberg.

Francë. Edhe pse i tërë edukimi në Francë nuk është pa pagesë, duke përfshirë universitetet më të mira që njihen si Grandes ecoles, tarifat janë shumë më të ulëta se, ta zëmë, universitetet e Britanisë së Madhe. Nëpër fakultete mund t’ju kërkohet që të paguani rreth 180 euro si tarifa administrative. Vlen të ceket se programet e specializuara janë më të shtrenjta dhe nuk ofrohen shumë programe në gjuhën angleze. Universitetet më të mira në Francë janë Shkolla Politeknike, Universiteti Pierre et Marie Curie dhe CentraleSupelec.

Norvegji, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë. Nëse jeni të rrjedhshëm në gjuhën norvegjeze, do të jeni të mirëseardhur të studioni pa pagesë në një nga katër universitetet më të mira në Norvegji. Gjithashtu, me këtë kriter mund të studioni edhe në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë. Në këto vende ofrohen studime edhe në gjuhën angleze, por kërkohet njohuri edhe e gjuhëve vendore. Sikurse në Gjermani, edhe në vendet nordike, studentët që vijnë nga shtete jashtë Bashkimit Evropian do të paguajnë nga 1500 euro në vit në shkollat finlandeze. Kjo më së shumti i prek studentët nga Britania e Madhe për shkak të vendimit të tyre për tu shkëputur nga BE-ja. Universitetet më kualitative në vendet skandinave janë Universiteti i Oslos, ai i Kopenhagës, Universiteti Lund në Suedi si dhe Universiteti i Helsinkit në Finlandë.

Austria. Studentët që vijnë nga vendet e BE-së i kanë të drejtat e barabarta me studentët austriakë. Kjo do të thotë që do të paguani vetëm nga 360 euro për semestër duke filluar nga semestri i tretë. Por, studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë rreth 730 euro për semestër dhe kurset ofrohen në gjuhën gjermane dhe austriake, me përjashtim të disa programeve të nivelit master që ofrohen në anglisht. Shkollat më të vlerësuara në Austri janë Universiteti i Vjenës, ai i Innsbruckut dhe Universiteti Teknik në Vjenë.

Belgjikë. Studentët që vijnë nga vende jashtë BE-së shkollimi kushton deri në 4175 euro. Duhet theksuar se çmimet variojnë edhe brenda shtetit, varësisht nëse studioni në rajonet ku flitet gjuha flamane, franceze ose gjermane, megjithëse ofrohen edhe studime në gjuhën angleze. Universitetet më të mira publike janë KU Leuven, Universiteti i Gentit dhe Universiteti Katolik i Louvain.

Republikë Çeke. Për studentët që flasin gjuhën çeke, shkollimi është pa pagesë në secilin nivel apo universitet. Programet në gjuhën anlgeze kushtojnë rreth 5 mijë euro në vit. Duke marrë parasysh se jetesa në Pragë është më e lirë se në shumë kryeqytete tjera evropiane, shkollimi atje del të jetë i volitshëm. Universitetet më të mira në Çeki janë Universiteti Charles në Pragë, Universiteti Teknik i Çekisë dhe Universiteti Masaryk.

Itali. Universitetet në Itali kushtojnë nga 850 deri në 1000 euro në vit. Kjo vlen për shkolla publike, pasi shkollat private mund të jenë deri në 16 herë më të shtrenjta. Studentët nga vendet jashtë BE-së trajtohen barabartë me ata që vijnë nga BE-ja sa i përket granteve dhe bursave të shkollimit dhe ofrohen shumë kurse në gjuhën angleze. Shkollat më të mira në Itali janë Universiteti Politeknik i Milanos, Universiteti i Bolognas dhe ai i Sapienzas në Romë.

Spanjë. Nëse vini nga vende jashtë BE-së, viti gjatë studimeve baçelor kushton nga 680 në 1400 euro. Është interesant se në Spanjë 24 institucione janë publike nga 76 sa ka gjithsej shteti iberik. Universitetet më të mira atje janë Universiteti i Madridit si dhe dy universitetet e Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu