Kumanova futet në karantinë, nga sonte deri të hënën në 5 të mëngjesit kjo komunë do të jetë tërësisht e mbyllur

Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë.

Nga sonte në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit Kumanova do të jetë tërësisht e mbyllur. Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16 deri në 5 të mëngjesit do të jetë gjithashtu e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera.

Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu