Kur do të përfundojë autostrada Kërçovë-Ohër? Paralajmërohet zhvendosja e kufirit nga Qafë Thana në Ladorishtë

Në fund të vitit apo në pranverën e vitit 2024 do të përfundojë autostrada Kërçovë-Ohër!? Dy muaj më parë autoritetet e infrastrukturës thanë se punimet do të përfundojnë sipas afatit të paraparë, që është në fund të vitit 2023.

 “Nuk është e vërtet ne kemi komunikim permanent me kompaninë “Sinohidro” por gjithashtu edhe më nënkontraktorët që i ka angazhuar edhe kompania Sinohidro dhe ne kemi marrëveshjen e cila është deri në 31.12.2023”, deklaroi Ejup Rustemi -drejtor i N.P. ”Rrugër Shtetërore” 18.11.2022.

 “Të jemi optimist për shkak të asaj se këtu janë të gjitha kapacitet e shtetit të gjithë inxhinier tanë dhe inxhinierët e ndërmarrjes publike, mbikëqyrshi të cilët punojnë çdo ditë në teren”, pohoi Bllagoja Boçvarski –ministër i Transportit dhe Lidhjeve 18.11.2022.

Por tani zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se punimet mund të përfundojnë në pranverën e vitin të ardhshëm.

 “Autostrada e cila po ndërtohet Kërçovë-Ohër pritet të përfundojë më së voni në fund të këtij viti ose në pranverën e viti të ardhshëm”, deklaroi Artan Grubi- zv/kryeministër.

E në ndërkohë, endepa u përfunduar kjo autostradë, kryeministri Kovaçevski dhe zv/kryeministri Grubi paralajmërojnë zhvendosjen e kufirit në Qafë Thanë, me çka rruga për në Shqipëri do të shkurtohej për 20km.

Ne tani për momentin me Ministrin për Transport dhe Lidhje dhe kolegun e tij nga Shqipëria punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër, ndërsa Deve Bair është në lartësi mbidetare në 90 metër, ashtu kane qenë të vendosur, tani bëjmë infrastrukturë që të na lidhë me Bullgarin dhe Shqipërinë”, pohoi Dimitar Kovacevski-kryeministër.

“Ideja e fundit që e paraqitëm dhe nënshkruam memorandum pikërisht para vitit ri me kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku në Shqipëri është ta ndryshojmë vendkalimin kufitar, të mos jetë kufiri më në Qafë Thanë për arsye të lartësisë por ta zbresim më poshtë në fshatin Ladorisht duke e lidhur me fshatin Quks në Shqipëri me ç’rast mund të shkurtohet rruga prej 15 deri në 20km”, tha Artan Grubi- zv/kryeministër.

TV21 muaj më parë mësoi se kompania SinoHidro ka kërkuar zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026, por këtë e mohoi drejtori i Rrugëve shtetërore Ejup Rustemi. Pritet të shihet se çfarë në të vërtetë do të ndodhë me fatin e Autostradës Kërçovë- Ohër, e cila po ndërtohet prej vitesh dhe ende nuk i shihet fundi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu