Kur duhet të shqetësoheni për aritmitë e zemrës

Aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës. Gjatë aritmisë, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të çrregullt.

Ekzistojnë shumë shkaqe por ndër më kryesoret janë sëmundjet e lindura apo të fituara të zemrës. Gjithashtu shkaqe të tjera të rëndësishme mund të përmendim: hipertiroza, përdorimi i tepruar i alkoolit dhe i duhanit, si edhe stresi emocional.

Si shfaqet aritmia?

Zemra është një organ perfekt përsa i përket mënyrës se si ajo funksionon. Aktiviteti i saj është njëkohësisht automatik dhe ritmik. Quhen normale rrahjet e zemrës që variojnë nga 60 deri në 100 rrahje në minutë. Koha nga rrahja në rrahje është e njëjtë. Nëse vërejmë një shpeshtësi kardiake më pak se 60/min dhe më shumë se 100/min si edhe mungesë të rregullshmërisë atëherë kemi të bëjmë me aritmi. Nisur nga nevojat e trupit për oksigjen një zemër mund të rrahë më shpejt ose me ngadalë. Kështu,zemra rreh më ngadalë natën dhe në qetësi meqenëse metabolizmi bazal bie dhe nevojat e trupit për oksigjen janë më të ulta, ashtu sikurse gjatë një aktiviteti fizik, zemra për të plotësuar nevojat e trupit me oksigjen, shton rrahjet. Kjo është ajo çfarë duhet të bëj një zemër normale.

Simptomat:

• Rrahje të shpeshta të zemrës
• Personave u duket sikur zemra ndalon pak
• Rrahje të forta pas ndalesës
• Ankth
• Gjendje të fikti, ndonjëherë dhe deri në humbje të vetëdijes
• Ndjesi boshllëku në kraharor
• Ndjenjë diskomforti në kraharor
• Intolerancë ushtrimore

Këshilla:

• Vizitë tek mjeku specialist (kardiologu)
• Kryerje të elektrokardiogramës (EKG)
• Mospërdorim të ilaçeve pa këshillë mjeku
• Të korrigjohet pesha për ata që janë mbipeshë
• Ndryshim të ushqyerjes kur ka hypertension
• Shmangie e stimulantëve që precipitojnë aritmitë (pijet energjike, kafja, alkooli)
• Aktivitet fizik sipas këshillës së mjekut


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu