Kur përplaset një makinë e vitit 1997 dhe një e 2015-tës, diferenca është e frikshme (VIDEO)

Euro NCAP ka simuluar ndeshjen e shumë veturave në 20 vitet e fundit, në mënyrë që të ngritë nivelin e sigurisë.

Për të shënuar dy dekada të angazhimeve, kompania e ka lansuar një video ku shihet se sa shumë është rritur siguria dhe mundësia që lëndimet e pasagjerëve të jenë sa më të vogla.

Në filmimin e postuar më poshtë, shihet një Rover i prodhuar në vitin 1997, si dhe Honda Jazz që është lansuar së fundmi, teksa bëjnë ndeshje duke vozitur me 65 kilometra në orë.

Derisa makina e prodhuar para 20 vitesh bëhet si konservë e ndrydhur kur përplaset për muri, kështu nuk ndodh me modelin modern që është prodhuar gjatë vitit të kaluar.

Në këtë formë, Euro NCAP që ka bërë më se 1.800 simulime të tilla dhe ka shpenzuar mbi 160 milionë euro, ka treguar se sa është rritur niveli i sigurisë në rast të përplasjeve. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu