Kurorëzohet Gjiko dhe Elita Rudi, ja kush u kujdes për ceremoninë e kurorëzimit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm në dasmën luksoze të çiftit të njohur të skenës, Gjiko dhe Elita Rudi.

Ai ka qenë i pranishëm edhe si përfaqësues i komunës, duke qenë se është kujdesur për ceremoninë e kurorëzimit të nuses dhe dhëndrit.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur Ahmeti e bën kurorëzimin e çiftit.

Edhe vet kreu i Prishtinës e ka publikuar një postim në rrjetet sociale nga martesa e Gjikos dhe Elitës.

“Ky djali i Pejës, kjo çika e Gjakovës. Ama i martuam në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu