Kurrë nuk do ta qëlloni për cilin shpend bëhet fjalë vetëm kur dëgjoni tingullin

Zëri i këtyre zogjve nuk mund të krahasohet me zërin e asnjë zogu tjetër

Kënga e zogut shpesh është diçka shumë e mrekullueshme. Të zgjohesh në natyrë ku i vetmi alarm është zëri i zogjve të vegjël gazmorë është përjetim i paçmueshëm, transmeton Telegrafi.

Zogjtë ndonjëherë dinë të jenë këmbëngulës. Posaçërisht nëse nuk je tip që zgjoheni në mëngjes apo nëse zogjtë, zëri i të cilëve nuk është gjëja më e këndshme në botë, vendosen në afërsi të shtëpisë suaj.

Mirëpo një gjë është e sigurt – asnjë ndër ta nuk ka tingull të këtillë.

Edhe pse janë vetëm gjysmë kilogrami, këta zogj kanë shumë muskuj të fortë në kraharor. Këta zogj quhen në gjuhën vendase Bellbird dhe kanë ngjyrë në bardhë.

Tingullin të cilin e prodhon Bellbird (Procnias albus) mund të jetë i fuqisë edhe deri në 125 decibelë.

Kjo nuk është gjëja më e çuditshme në gjithë këtë tregim. Zëri i këtyre zogjve nuk mund të krahasohet me zërin e asnjë zogu tjetër.

Pikërisht, rrallë ndonjë person e ka ditur që fjala është për zogun sikur dikush t’ia kishte lëshuar vetëm zërin të cilin mund ta dëgjoni në videon e cila pason.

Zëri i tyre është aq i lartë sa mund të dëmtojë dëgjimin tuaj dhe madje është i rrezikshëm edhe për vetë çiftet në racën e këtyre zogjve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu