Kurti ankohet: Serbia po saboton dialogun

Kryeministri i Kosovës ka thënë se përkundër ngjarjeve të fundit në veri, institucionet e Kosovës vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia ende ruan lidhjet me Rusinë dhe Kinën, duke kundërshtuar marrëveshjen franko-gjermane, transmeton InfoShqip.

“Nuk bëhet fjalë për targa apo për Nenad Gjuriq, por për largim nga plani franko-gjerman. Tashmë ky refuzim duhet maskuar me ndihmën e anëtarëve të strukturave ilegale. “Kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për të destabilizuar situatën në vendin tonë janë intensifikuar dhe praktikisht po synojnë qytetarët e vendit tonë, duke shkaktuar frikë dhe panik”, tha Kurti.

Sipas shefit të kabinetit, është Serbia ajo që po saboton dialogun dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu