Kurti: Bashkimi i VLEN-it, model për politikën në rajon

Screenshot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e parë të VLEN-it, ka vlerësuar bashkimin e këtij subjekti politik si një model të ri për organizimin dhe bashkëpunimin politik në rajon,

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se bashkimi i forcave politike shqiptare rreth një vizioni të përbashkët është mesazh i rëndësishëm për qytetarët dhe për të ardhmen politike në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, VLEN po dëshmon se uniteti dhe bashkëpunimi mund të sjellin stabilitet, përfaqësim më të fuqishëm dhe zhvillim demokratik.“Bashkimi i VLEN-it është model për politikën në rajon. Qytetarët kanë nevojë për politikë që bashkon dhe jo që përçan”, deklaroi Kurti para të pranishmëve në kongres. Në Kongresin e parë të VLEN-it po marrin pjesë figura të larta politike nga vendi dhe rajoni, ndërsa pritet që ky subjekt të formalizohet si një parti e vetme politike. Në mesin e të ftuarve është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu