Kurti bën një hap prapa, zvogëlim i pranisë policore në veri, zgjedhje të reja pas verës

Qeveria e Kosovës deklaroi se është dakordësuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Përmes një komunikimi për mediat, bëhet e ditur se zgjedhjet e reja mund të mbahen pas stinës së verës.

Dakordësimi është arritur në bisedimet e djeshme në Bratisllavë të Sllovakisë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu, është dakordësuar që prania policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri do të zvogëlohet menjëherë për 25 për qind.

Të gjitha hapat, sipas qeverisë së Kosovës, do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.

Njoftimi i qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 11 korrik 2023

Fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon:

-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

-Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

-BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu