Kurti: Dialogu Kosovë-Serbi, nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e zhvilluar me Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, u ndal tek provesi i dialogut me Serbinë.

Ai u shpreh dialogu është i domosdoshëm për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po bëhen 23 vite bisedime mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, por këto nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet, e tillë siç është edhe njohja e ndërsjellë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, Kurti tha se janë të veçanta dhe se do të vijojnë të mbetet të tilla.

Ne kemi marrë vendimin si qeveri që për shtetasit e Shqipërisë të hiqet detyrimi për leje qëndrim të përkohshme, në mënyrë që ata të punësohen pa problem në Kosovë”, është shprehur më tej Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu