Shumë herët është thënë se paratë nga diaspora që vijnë në Kosovë, ndikojnë në rritjen ekonomike. Sipas kryeministrit Albin Kurti, prej kur ai ka marrë qeverisjen janë rritur remitencat për shkak të besimit, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se diaspora kohëve të fundit ka dërguar më shumë para te familjarët e tyre, dhe sipas tij, pikërisht pse ka ndërruar Qeveria e Kosovës.









