Kurti e pëlqen mbylljen e Konsullatës së Kosovës në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë pëlqimin e tij në propozimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Tiranë.

Demokracia.com ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, i cili jep pëlqimin e tij për mbylljen e kësaj konsullate.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në emër të Qeverisë, i ka propozuar presidentes Vjosa Osmani mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shqipëri.

Vendimi përmbylljen e kësaj konsullate pritet të merret nga presidentja Vjosa Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu