Kurti flet për “ëndrrën” e Shqipërisë së Madhe

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për idenë e bashkimit kombëtar me Kosovës dhe Shqipërisë. Kurti ka thënë në emisionin në T7, se bashkimi mes dy shteteve është çështje komplekse.

“Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti.

“Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar”, ka vlerësuar kryetari i VV’së. “Kjo s’varet vetëm prej nesh, varet edhe prej Shqipërisë”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se si parti e konsiderojnë “primare mbijetesën e shtetit të Kosovës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu