Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë për 3 euro e 52 cent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për gazsjellësin amerikan tha se ky i fundit ka blerë tokë nga AKP në çmimin prej 3.52 cent për ari.

Kuriti në seancën e sotme tha se Haradinaj është dorëlire me paratë e shtetit, ndërsa koprrac për paratë e tij personale.

Ju me paratë e shtetit jeni shumë dorëlirë e me paratë e juaja jeni shumë koprrac. Konkretisht, keni blerë nga AKP 198.9 hektar tokë bujqësore plantacionin e vishnjeve dhe lajthive në fshatin Irzniq me çmim total prej 70 mijë eurove, 3 euro e 52 cent për ari. Po kjo është turp, po kjo është turp. Pra, me para të shtetit je shumë dorëlirë, 18.5 përqind ‘Contour Global’ jepja se e ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa, nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtpamësia juaj, a me para të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysmë, turp, po kjo është turp, po çfarë çmimi është ai, kjo është zhvatje. Pra, koprrac me paratë private, dorëlirë me para të shtetit”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu