”Kurti herë ëndërron të jetë si Zelensky, herë ëndërron të jetë si Hegeli”, Vuçiç: Nuk duroj më, po planifikojnë sulm në Veri të Kosovës

Qysh nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të plotë me targa të Serbisë, pajisjen me një letër të çdo qytetari serb kur futet në Kosovë dhe ofertën për veturat me targat serbe që kanë iniciale të qyteteve të Kosovës t’i ndryshojnë në RKS, presidenti serb nuk i ka ndalur ankesat.

Aleksandër Vuçiç thotë se Kosova “po planifikon sulm të përgjithshëm në Veri” dhe se qëllimi është “të kushtëzohen serbët dhe të dëbohen”. Ai thotë se Kosova këto vendime nuk po i merr e vetme, por me ndihmën e partnerëve perëndimorë.

“Ata mbështeten plotësisht nga Britania e Madhe dhe Gjermania dhe vende të tjera të QUINT-it. Vendimi i tyre ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës”, raporton N1.

Për presidentin serb kjo është një tendencë tjetër “për ta poshtëruar Serbinë”. Këto gënjeshtra kam dhjetë vjet që i duroj dhe i dëgjoj, por problemi është se nuk duroj dot më. Nuk ka problem, tani ti ‘po përdor forcën, ndaj le të shohim”.

Për Vuçiç tashmë është e qartë se “tani që nuk ka dialog, as bisedë apo asgjë, do të ketë vetëm shumë probleme”.

“Ne gjithmonë do të shikojmë vetëm të mbajmë paqen. Por, padyshim që disa të tjerë nuk e duan këtë”.

“Jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiç ka provuar ta përqesh edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke deklaruar se ai imagjinon të jetë një person i famshëm.

Kurti herë ëndërron të jetë si Zelensky, herë ëndërron të jetë si Hegeli. Gjithsesi, unë nuk shqetësohem për të, sepse ai është kalibër i vogël”-tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu