Kurti: Jemi vëllezër, s’kemi nevojë për ndërmjetësues. Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as na ndan. “Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle dhe memorandum gjithsej 19 dhe kjo është ëpr tu përshëndetyur. Marrëdhëniet otna janë vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit“- tha Kurti.
“Është e vëretë që Ballkani i Hapur nuk na bashkom por ama Ballkani i Hapur nuk na ndan, në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është secret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që të ecim ëprpara në marrëdhëniet bilaterale.
Tarifat dganore, heqja e të gjitha tarfifave doganore për kompanitë, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë e me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë diskutim, adje për sa i pëkret tarfiafe doganore Kosova ka këkruar pak kohë për studim, dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarfifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës“- tha Rama.










