Kurti: Kemi mbështetur punëtorët me nga 100 euro pa ua prekur kontributet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, por edhe po përgatiten drejt anëtarësimit në programin për partneritet për paqe në kuadër të NATO-s, si dhe aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se ka qenë një vit sfidues për shkak të pandemisë dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit që ka pas, megjithatë shtoi se kanë arritur suksese që i kanë tejkaluar edhe pritjet e tyre.

Përveç menaxhimit të pandemisë, Kurti tha se kanë shënuar rritje dy shifrore ekonomike, kanë bërë hapa të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, por përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, zbatimin e politikave sociale dhe forcimin e aleancave me shtetet mike.

Ai foli edhe për aplikimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës.

Kurti: Do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian

“Anëtarësimi i ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu, jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në programin për partneritet për paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian “,
tha Kurti.

Ai tha se si qeverisje janë angazhuar në të gjitha fushat sidomos në të drejtën për punë dhe punësim të dinjitetshëm, ndërsa pas 11 viteve tha se i hapen rrugë rritjes së pagës minimale nga 130 dhe 170 euro sa ishte në 264 euro bruto dhe 250 për të gjithë.

Kurti: Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat me shumën 100 euro pa ua prekur kontributet

“Të rinjve nën moshën 35 vjeçare po ua rrisim pagën minimale për 103 përqind, kurse atyre mbi 35 vjeç për 55 përqind. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë dhe kjo pagë nuk do të tatimohet, ashtu siç kishim premtuar. Punësimin e mbështetem edhe me pakon e ringjalljes ekonomike. Mbi 1 mijë punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendeve të punës gjatë pandemisë , mbi 4 mijë punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar e mbi 4 mijë gra përfituan nga masat për mbështetjen për punësimin e grave. Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat me shumën 100 euro pa ua prekur kontributet“, tha ai, duke shtuar se po punojnë për zbutjen e papunësisë te të rinjtë”, tha ai.

Kurti foli edhe për takimet që kishte në SHBA, ku ka takuar 7 senatorë, 12 kongresistë dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane, 2 guvernatorë të shteteve por edhe dhjetëra biznese.

Kurti: Kosovë do të shtohen investimet dhe siguria

“Që të gjitha këto takime ishin përmbajtjesore, miqësore dhe të frytshme, në Kosovë do të shtohen edhe investimet, edhe siguria “, tha ai.

Kurti u ndal edhe zgjedhjet e VV-së, duke thënë se është shumë me rëndësi përfshirja e sa më shumë anëtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu