Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për ndërrimin e targave, përkundër kërkesave të SHBA-së dhe BE-së që procesi të shtyhet për dhjetë muaj. Afati për zëvendësimin e targave serbe me të Kosovës skadon më 31 tetor, transmeton InfoShqip.
“Ne tashmë e kemi shtyrë afatin. Në vend të 30 shtatorit, data e fundit është 31 tetori, kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të vjetruara do të mund t’i zëvendësojnë ato me targa legjitime. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të zëvendësojnë makinat me ato targa me të ligjshme. Shumica dërrmuese e serbëve në Kosovë, ajo i ka ndërruar targat”, tha ai.
Sipas tij, ato masa nuk janë të drejtuara kundër serbëve, por ndaj serbëve, sepse “ata nuk mund të jenë qytetarë të barabartë të Kosovës nëse kanë targa të ndryshme”./InfoShqip.com










