Kurti me himnin e Shqipërisë përmbyll tubimet për zgjedhjet lokale në Kosovë

Vetëvendosje e ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral për kandidatin e saj për Prishtinën, Arben Vitia. Përveç këtij të fundit, në tubim ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, që është kryetar i VV-së, Albin Kurti.

Ajo që bije në sy është se VV në këtë tubim ka injoruar krejtësisht himnin shtetëror të Kosovës.
Kjo vërehet në videon që e ka publikuar vet kryeministri Kurti.

Në vend të tij, është intonuar vetëm himni i Shqipërisë, apo ai kombëtar, i cili është përcjellur me ngritje në këmbë nga të pranishmit.

Një injorim i tillë nuk është diçka e re për partinë në pushtet, pasi që Kurti gjatë kohës që kishte qenë në opozitë kishte ofenduar simbolet shtetërore, madje duke e quajtur flamurin shtetëror si flamur “lara-lara”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu