Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia, përkojnë me ato të Faton Hajrizit.

Ai tha se ato janë përcjell në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, teksa MPB-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë angazhuar me këtë rast, shkruan Indeksonline.

“Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, janë 23 pjesëtarë të policisë, të rënë në krye të detyrës, që dëshmuan përkushtimin për shërbim, deri në sakrificë”, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se është e nevojshme të zbardhen rastet, si vrasja e Enver Zymberit si edhe e Afrim Bunjakut, duke kujtuar se organet akoma nuk kanë ngritur aktakuzë kundër Milan Radojçiqit, që dyshohet t’i ketë prirë grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu