Kurti: Mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë, s’paguaj gjë për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për njohjen e Kosovës nga Serbia duke thënë se nëse serbët nuk e bëjnë një gjë të tillë, Kosova duhet të vazhdojë të jetojë edhe pa atë njohje.

Shefi i ezekutivit kosovar, i pyetur për ato që i ka thënë se ai është i përqendruar në çështjet e brendshme të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe se mundësinë që dialogu të ndalohet plotësisht ka thënë se ai nuk është duke planifikuar që ta zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia në varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë në Kosovën shtet të pavarur.

Pra, për 13 vjet tani, ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë. Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për atë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë. Kosova është e pavarur. 26 nga 30 vendet e NATO-s e njohën atë, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së njohën Kosovën.

Rusia dhe Kina nuk na njohin, por SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar në Këshillin e Sigurimit na njohin. Ne do të duhet të vazhdojmë tutje”, është shprehur Kurti në një intervistë për European Western Balkans.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu