Kosova do të njohë më shumë vende, por paralelisht, po zhvillohet një dialog parimor me Serbinë, i cili do të çojë në njohje reciproke, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Simpoziumin Sima në Athinë, transmeton InfoShqip.
“Kosova ka qenë një burim emigracioni për shumë vite, por gjërat me të vërtetë duhet të ndryshojnë. Ne jemi të pavarur, 117 vende na kanë njohur dhe kemi filluar të përmirësojmë marrëdhëniet me vende të tilla si Greqia, udhëheqësit e të cilave na kanë mirëpritur në një mënyrë miqësore ditët e fundit” – tha Kurti në fjalën e tij.
“Jam i sigurt se pavarësia jonë do të njihet nga më shumë vende, ndërsa në të njëjtën kohë ne po punojmë për një dialog parimor me Serbinë, i cili do të çojë në njohje reciproke, me ndihmën e BE-së dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara” – tha Kurti./InfoShqip.com









