Kurti në Greqi: Ajo çfarë sot Rusia po bënë në Ukrainë është fashizëm, duhet të jemi të kujdesshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në tryezën me temën “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Republika e Kosovës është storie e dyfishtë e suksesit.

“Republika e Kosovës është storie e dyfishtë e suksesit. E para është intervenimi i NATO-s më 1999 për të ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe duke u mundësuar në këtë mënyrë që të rikthehen refugjatët dhe të ndërtojmë vendin. Storie e dytë e suksesit është rritja ekonomike në Kosovë dhe zhvillimi i demokracisë kualitative dorë më dorë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se demokracia dhe ekonomia shkojnë së bashku dhe se ne nuk jemi vend i madh por jemi shembull i mirë.

Kryeministri ka folur edhe për situatën në Ukrainë, ku tha se që nga dita e parë si Qeveri e Kosovës kanë dënuar agresionin rus.

Që nga dita e parë ne kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë. Nga këndvështrimi jonë ajo çfarë po bënë sot Rusia është fashizëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Fatkeqësisht ne tash jemi duke u përballur me fashizmin rus, dhe sot ti nuk mund të jesh neutral në mes zjarrit dhe zjarrfikësve. Neutraliteti sipas këndvështrimit tonë është cinizëm dhe nuk ka vend për neutralitet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka përmendur Serbinë e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, krahasuar me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka thënë se duhet ti sjellim vlerat e Bashkimit Evropian duke i bërë reformat demokratike gjithmonë si prioritet para stabilitetit politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu