Kurti, Osmani, Veseli dhe Haradinaj në kohën kur ishin të vegjël (FOTO)

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, janë këta katër – ndër fytyrat më të njohura në shoqërinë kosovare.

Madje të katërtit ishin kandidatë për ta udhëhequr ekzekutivin, apo thënë më thjeshtë për t’u bërë kryeministër i vendit, shkruan Klan Kosova.

Gjatë fushatës zgjedhore, ata shpesh herë nuk i kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit, qoftë për të fituar mbështetje nga elektorati apo për arsye të tjera.

Por, edhe këto figura politike që shoqëria kosovare është mësuar t’i shohë nëpër ekrane televizive të veshur me kostume zyrtare, dikur kanë pasur një fëmijëri.

Klan Kosova ka mbledhur disa fotografi të katër kandidatëve për kryeministër që po qarkullonin nëpër rrjetet sociale, për t’i ndarë me lexuesit e saj.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu