Kurti për dronët: S’mund të përgjigjem për atë që ndodhë në territorin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës.

Ai për këtë është pyetur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin, derisa ka thënë se për atë duhet të flasë Beogradi.

Gazetari: Të kujt janë dronët që ishin në kufi me Serbinë?

Kurti: Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi.

Gazetari: Me siguri se ka informata të sigurisë për këtë.

Kurti: Kështu, kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë.

Gazetari: E pse atëherë Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake në territorin e saj?

Kurti: Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka shumë veprime irracionale atje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu